Ora News - Beteja për Teatrin, Gaba: Rama ja faturoi Veliajt kur u rritën kostot ndërkombëtare

2020-05-11 0

#tvora #rtvoranews

Artistët dhe shoqëria civile i janë drejtuar ditën e sotme Kontrollit të Lartë të Shtetit për të nisur auditimin e procedurave të ndjekura nga Bashkia e Tiranës për tenderimin dhe ngritjen e Komisionit për Teatrin e ri Kombëtar.

Përfaqësues të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit bënë të ditur se ka dyshime se Bashkia i ka shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit me procedurën e ndjekur.

Aktivisti Gentian Gaba në një intervistë për Ora News shprehet kryeministri Rama ia kaloi përgjegjësinë për teatrin kryebashkiakut Veliaj, pasi po rriteshin kostot ndërkombëtare.

Gaba: Situata e jashtëzakonshme na detyron dhe ne si qytetar të sillemi në mënyrë të njëjtë. Ndarja e pushteteve është krijuar që qytetarët mos të pësojnë padrejtësi nga abuziviteti i një pushteti. Ne jemi në procesin e ndërtimit të një Gjykate Kushtetuese. Nëse shkojnë thellë në jashtëligjshmëri, atëherë i takon qytetarëve të marrë masat. Sado që të kenë ambicie të shkatërrojnë godinën, ato nuk do të kenë guximin të vendosin pushtetin në rrezik. Ne i kemi ekspozuar në sytë e qytetarëve dhe të ndërkombëtarëve.

Ne kemi krijuar një faktor solidarizues ndaj kësaj kauze. Kjo nuk mund të rri e padëgjuar brenda institucioneve shtetërore. Nëse do ta interpretojmë këtë lloj rokade që në fillim ka pasur aktor kryesor Ramën dhe aktor dytësor Veliajn, ne mund të themi se është një mënyrë për të shkarkuar tek Veliaj përgjegjësitë sepse kostot ndërkombëtare po bëheshin përditë edhe më të rënda për qeverinë. Në kuadër të procesit integrues që ne ndodhemi, shtimit të kushteve, një shkelje e tillë e trashëgimisë kulturore tashmë dhe europiane rëndon bilancin e kësaj qeveria. Vetëm nëpërmjet presionit qytetar, sado i pushtetshëm të jetë një politikan, ne mund t'i mposhtim. Nëse nuk do të ishte për këtë qëndresë, teatri do të ishte prishur.

Ai gjithashtu thotë se Veliaj bie ndesh në atë që thotë për sa i përket vlerave të trashëgimisë kulturore që mbart Teatri Kombëtar.

Gaba: Ditën që qytetarët hynë në Teatrin Kombëtar, gjendja ishte e mjerueshme e godinës nga brenda. Ka mosrakordancë të asaj që thotë z. Veliaj për sa i përket trashëgimisë. Ai thotë që nuk ka asnjë vlerë kulturore, por ndërkombëtarët na pohojnë të kundërtën. Ndërkohë që na thotë se disa rekuizita që me të drejtë mund të kenë një vlerë dhe duhen ruajtur. Rekuizitat janë në teatër. Por do të duhej që kryetari i bashkisë të kërkonte të njëjtën ruajtje dhe të rekuizitës dhe asaj që ka një vlerë. Ai bie në një grackë sepse duke i mohuar teatrit vlerat nuk mund tja japësh thjeshtë rekuizitës. Ose i kanë të dyja ose nuk e kanë. Ne nuk jemi pronarë të teatrit, ne po e mbrojmë. Për sa kohë që mungon ligji ne do të jemi aty.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/beteja-teatrin-gaba-rama-ja-faturoi-veliajt-kur-u-rriten-kostot-nderkombetare

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel f...