Saida Dollani: Nje gjyqtar ka kerkuar mbrojtje, nuk iu ofrua

2020-05-11 4

Gjyqtarja Saida Dollani, anëtare e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e ngarkuar për komunikim me mediat, ka pranuar se një nga anëtarët e kësaj gjykatë ka kërkuar mbrojtje për shkak se është ndjerë i kërcënuar.
?Nga nisja e funksionimit të GJKKO në datën 19 Janar 2020, ka patur vetëm një kërkesë të një gjyqtari për vënien nën ruajtje të posaçme, kërkesë të cilën Komisioni për Mbrojtjen e Gjyqtarëve pranë KLGJ, nuk e ka vlerësuar si të tillë?.
Dollani tregoi se gjatë periudhës së pandemisë janë zhvillua në total 184 seanca, 5 prej të cilave online.
?Me videokonferencë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda janë zhvilluar 5 seanca gjyqësore. Në rastet e tjera të pandehurit kanë kërkuar të jenë të pranishëm në seancë ose kanë refuzuar zhvillimin e tyre për shkak të fatkeqësisë natyrore në bazë të së drejtës që u jep Akti Normativ?.
Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka ndryshuan masën e sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpie, për 20 të paraburgosur për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/