http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në raportimin e parë në parlament për gjendjen e kriminalitetit, prokurori i përgjithshëm Olsian Cela ka përcjellë shqetësimin për fenomenin e rritjen se kultivimit te kanabisit gjate vitit 2019. Duke iu përgjigjur pyetjes se ish-ministrit te brendshëm Xhafaj, kryeprokurori ka pranuar se fenomeni është shqetësues për institucionin qe ai drejton . OLSIAN ÇELAPROKUROR I PERGJITHSHEMKemi vënë re një rritje të fenomenit të kultivimit të narkotikëve në Krujë, në Vlorë, në Gjirokastër. Për të pasur një përgjigje të qartë, zoti Xhafa pse ka ndodhur kjo rritje e fenomenit përgjatë vitit 2019. Unë po ju them se nuk ka sot një dokument zyrtar për të analizuar shkaqet reale pse kjo ka ndodhur. Unë e kam parë si një të dhënë shqetësuese dhe patjetër që do të jetë një nga prioritetet e veprimtarisë gjatë vitit 2020Nga ana tjetër prokurori I përgjithshëm ka vene ne dukje situatën e vështirë te krijuar për shkak te shkarkimit te prokuroreve nga vetingusinkronNga një analizë paraprake që kemi bërë rezulton që për vitet në vijim do të jetë e vështirë që nevojat për prokurorë të plotësohen nga prurjet e reja nga shkolla e magjistraturës. Kjo do të përkthehet në çfarë, në ngarkesë të shtuar të punës në prokurori që përkthehet në zvarritje të çëeshtjeve e në vonesa në drejtësi. Numri 1 I prokurorisë ka propozuar rritjen e numrit te oficereve te policisë gjyqësore për tu ardhur ne ndihme prokuroreve te përballojnë ngarkesën e shtuar te punës.