40-vjeçari nga Kukësi, Kujtim Koboçi ka humbur kontaktet me familjen që prej vitit 2007. Kjo është hera e dytë që kuksiani zhduket nga Belgjika. Gjatë një lidhje në skype nga Rumania nipi i tij Jeti Koboçi duke dashur të gëzojë familjen e xhaxhait, por edhe të atin i cili nuk reshti së kërkuari të vëllanë flet sesi Kujtimi humbi çdo kontakt për 13 vite radhazi. Bashkëshortja ia fal të gjitha edhe martesën me një shtetase të huaj për letra, sikundër u kishte thënë familjes më herët, vetëm ai të kthehen në atdhe.
?E gjetëm në 2007. Kontaktoi tre herë dhe tha se ka problem të madh dhe nuk flas më. Nga ajo ditë nuk mori. Kaluan 13 vjet dhe nuk u gjet më. Ka pasur familje në Shqipëri. Ka dy kalamaj. Na thonin se e kanë parë Kujtimin. Thonin se ka nisur jetë të re. Ca thonë ka dy fëmijë. Ca se ndodhet në burg, ca jo. Ai i ka thënë nuses më sill ca letra, por ajo nuk ka ditur gjë. I ka thënë gruas që është martuar për të bërë letrat. Nusja e xhaxhait tim ja ka fal të gjitha, por vetëm të kthehet. Ai e ka braktis çdo gjë. Jo vetëm familjen, por çdo njeri të vetin. Do t?i thoja që të kthehet sa më shpejt, pranë familjes së vet, pranë vëllait të vet, pranë gjithçkaje. Halla ka lënë amanet. Ai nuk ka informacion se ka humbur një motër. Vetëm po e pati marr vesh kështu... Edhe babai im e do fort shumë. I mungon që nuk e sheh. Njeriu i shtëpisë të mungon. Vetëm të kthehet në shtëpi. A është gjallë, nuk duam gjë tjetër?, rrëfeu nipi.
Nipi rrëfen se kjo nuk është hera e parë që babai i dy fëmijëve humb kontaktet nga Belgjika, ndërsa vite më parë kur lidhën kontaktet ai ishte shprehur se kishte patur probleme me shtetin Belg.
?Në 2007 ne e gjetëm vetë. Tre herë ka fol në telefon. Me babain dhe nusen e vet. Tha kam një problem shumë të madh. Sa të mbaroj problemin do të vij në Shqipëri. Tre dit zgjati ajo telefonatë. Është hera e dytë që është larguar. Në vitin 1998 ka ikur. Është larguar me Skaf. Nuk kishin bukë të hanin kalamajtë. I tha babait tim që do ikte jashtë shtetit. Iku në Itali. Thotë se kam hequr shumë keq. Nga Italia iku n Bruksel. Në 2002 humbi kontaktet nga Brukseli. Nuk ka komunikuar fare. Ne u munduam me e gjet?, tregoi nipi .