Report TV -Rama video-konferencë me donatorët e rindërtimit/ Ahmetaj: Do ju japim dosjet

2020-05-11 0

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj zhvilluan një video-konferencë online me donatorët e huaj mbi ecurinë e procesit të rindërtimit. Ministri Ahmetaj ka njoftuar se brenda kësaj jave do të miratohet në qeveri marrëveshja me qeverinë turke për ndërtimin e 500 banesave në Laç. Sipas tij pas hapjes së kufijve ekspertët turq mund të vijnë për të nisur punimet.