Veliaj i dorëzon çelësat e banesës së re familjes Dardha në Ndroq

2020-05-11 0

Shtëpia e familjes Dardha nga Ndroqi ishte një ndër banesat që pësoi dëmtime të pariparueshme pas tërmetit të 21 shtatorit. Të pestë anëtarët e saj mbetën jashtë, në çadrën e siguruar nga Bashkia e Tiranës, duke marrë premtimin se shtëpia e tyre do të rindërtohej së shpejti. Në fakt, sot nënë Sanija mori në duar çelësat e shtëpisë së re dykatëshe, shumë herë më të sigurt dhe të mobiluar nga e para.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga Kryetari e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, tha se është gati nisja e fazës së dytë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. ?Ishim këtu pak ditë pas tërmetit të shtatorit, për të parë në terren sesa ishin dëmtuar shtëpitë. Ka qenë një ditë e zymtë, por sot jemi në një ditë krejt tjetër. Falë shokëve si Nikolini dhe miqve që iu bashkuan atij në adoptimin e kësaj shtëpie, kemi sot një vilë të re dykatëshe. Me këtë shtëpi kemi kryer pothuajse të gjitha shtëpitë e tërmetit të shtatorit dhe jemi gati për fazën e dytë, të cilën po e drejton Kryeministri, për të bërë jo 50, por 15-fishin e këtyre shtëpive?, u shpreh Veliaj.

Ai siguroi se ashtu sikurse u ndërtuan të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit, do të përfundojë edhe rindërtimi i më shumë se 800 banesave të reja të prekura nga tërmeti i dytë. ?Kemi nevojë për pak durim. Kush dyshon nëse do t?i shkojmë deri në fund kësaj historie, mjafton të shohë si ishte kjo shtëpi, si u bë dhe si e mbajmë fjalën?, tha Veliaj.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#Ndroq#TopChannel