Derdhte mbetjet në lumin Shkumbin, gjobë kompanisë së pastrimit në Rrogozhinë

2020-05-11 1

Vetëm pak ditë më parë, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka marrë kompetencat për kontrollin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Menjëherë pas këtij vendimi, inspektorët e IKMT-së kanë nisur kontrollet në njësi territoriale të bashkive të ndryshme.

Përgjatë këtyre kontrolleve janë konstatuar hedhje të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin. Për pastrimin e qytetit të Rrogozhinës është kontraktuar firma ?Viola-Green SHPK?. Pikërisht ky subjekt, u konstatua se mbetjet i depozitonte në lumin Shkumbin.

IKMT mori masë administrative, gjobë, si dhe njoftoi bashkinë Rrogozhinë për ndërprerjen e depozitimit të mbetjeve dhe rehabilitimin mjedisor të zonës.

Nisur nga ky rast, IKMT u bën thirrje gjithë bashkive të vlerësojnë si prioritet mbrojtjen e mjedisit përgjatë kryerjes së punëve publike.

Veç masave administrative, Policia e Shtetit do të ndërmarrë hetim penal për këtë rast, si dhe në çdo rast tjetër që lidhet me krimet mjedisore.

IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të intensifikojë inspektimet në terren, në çdo bashki apo njësi vendore, duke shoqëruar me masa të ashpra çdo shkelje të konstatuar. IKMT dhe Policia e Shtetit fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë raste të abuzimit me mjedisin, duke telefonuar falas në 112 apo në aplikacionin Komisariati Dixhital.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IKMT#Rrogozhine#TopChannel

Free Traffic Exchange