http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
170 tregëtarë të tregut të rrobave të përdorura janë mbledhur para Bashkisë së Korcës për të kërkuar rihapjen e këtij tregu. Në kushtet kur ky ka qënë tregu i parë i mbyllur si pasojë e masave të marra nga Ministria e Shëndetsisë, pas përfshirjes së Korcës në zonën e gjelbër, tregëtarët kanë kërkuar në Bashki lejën për të ushtruar aktivitetin e tyre. Edhe për faktin se mbyllja e tregut ka shkaktuar probleme financiare tek të gjithë shitësit që operojnë atje.Nga ana tjetër, burime pranë bashkisë së Korcës, bëjnë me dije se duke pasur parasysh faktin që në këtë treg, shiten rroba të përdorura dhe distancat janë të pamundura për tu mbajtur, rreziku i përhapjes së virusit është gjithnjë e më i madh. Nënkryetari i bashkisë, Kletion Kita bën me dije se po shihet mundësia e rihapjes së tregut por me kushte dhe mënyrë funksionimi krejt ndryshe nga ccka qënë deri më tani. ndërsa thote se nuk janë ata institucioni që vendos për rihapjen