http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Struktura e Posacme Anti-Korrupsion ka marrë në dorëzim një kopje të dokumentave për tenderat në spitale të bëra muajt e fundit nga Ministria e Shëndetësise.PD ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për një sërë tenderash gjatë kohës së pandemisë, duke i konsideruar tenderat sekret dhe duke akuzuar për abuzime të mëdha.Madje nga selia blu ka pasur akuza se në katin e 4 të zyrës së Ministrisë, aty ku është pjesa që mbahen dokumentat e tendera ka rënë zjarr pak ditë më parë, cka ka bërë që një pjesë e dokumentave sekrete, sipas PD, të digjen.Mirëpo këto akuza të PD janë hedhur poshtë nga Ministrja Manastirliu e cila deklaroi se nuk ka tendera sekrete në kohë pandemie.