#tvora #rtvoranews
Të përballosh pandeminë e koronavirusit mes familjes dhe punës bëhet akoma më e vështirë. Informacioni në këtë periudhë ka qenë gjithmonë i rëndësishëm, ndaj për asnjë moment puna e gazetarëve nuk është ndalur.
Gazetarja dhe drejtuesja e emisionit "Tempora" në RTV Ora ka rrëfyer eksperiencën e saj të kësaj periudhe në emisionin "Ditë e Re".
I është dashur të kujdeset edhe për familjen edhe për emisionin, që ndryshe nga ditët e zakonshme është zhvilluar në kushtet ku çdo i ftuar ka qenë në lidhje me skype.
Sonila Meço: Vështirësia më e madhe për gazetarin është gjetja e burimit të duhur të informacionit dhe në kushte rreziku dhe pandemie të paprovuar më parë, ti e kupton se çfarë do të thotë. Në atë rast ti duhet të jesh jo vetëm profesionist, por edhe me një intuitë të fortë, ndonjëherë edhe me fat, sepse ky nuk është vendi që shquhet për transparencë të kulluar të informacionit nga ana e autoriteteve zyrtare. Kështu që kjo ka qenë vështirësia më e madhe.
Vështirësia e dytë ka qenë edhe e formës, jo vetëm e përmbajtjes. Ti duhet të ndërtosh një studio dhe disa orë programi të domosdoshëm i vetëm, duke përdorur skypin, lidhjet me atë cilësi që janë. Kështu që dhe në formë dhe në përmbajtje ka qenë sfidë më vete, por unë mendoj se ia dolëm.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/sonila-meco-tregon-veshtiresite-e-te-berit-emision-ne-kohen-e-pandemise-mendoj-se-ia-dolem
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp