Top News - Vendi ku lindi virusi/ Wuhan, rikthim me 17 raste të reja

2020-05-11 0

Raste të tjera të reja të koronavirusit janë shfaqur në Kinë. Të hënën, 17 infektime u raportuan në vendin ku lindi sëmundja e për të cilin u duk se ajo tashmë ishte një histori e mbyllur.


Dy ? re? infeksioni, edhe pse në përmasa të vogla u zbuluan njëra në Wuhan, atu ku shpërtheu pandemia, dhe tjetra në një zonë në verilindje të Kinës. Njëri prej të infektuarve të fundit në Wuhan është një 89-vjeçar i cili kishte qenë asimptomatik përpara se të dilte pozitiv në testin për koronavirus. Prej më shumë se një muaji, në Wuhan nuk kishte pasur më shenja të Covid-19.

Kina ka raportuar gjithsej 82.901 raste të të infektuarve dhe 4,633 vdekje nga koronavirusi. Presidenti amerikan, Donald Trump i ka shtuar së fundi kritikat ndaj saj duke thënë se nuk bëri mjaftueshëm për ta ndaluar epideminë që në fillim në Wuhan dhe Hubei. Polemikat vazhdojnë të rrethojnë edhe origjinën e virusit. Ndonëse mjaft shkencëtarë dhe ekspertë mendojnë se ai është nuk është bërë nga dora e njeriut, zerat ndryshe nuk fashiten.

Clive Hamilton, autor i respektuar dhe ekspert i çështjeve të Kinës, iu kthye kësaj cështjeje duke thënë për Sky News se virusi ka dalë nga laboratori e jo nga tregu i kafshëve të egra. Rastet më të hershme të sëmundjes sipas tij, kanë qenë persona të cilët nuk kishin asnjë kontakt me tregun në fjalë.

? Kjo është vërtetuar tashmë nga studime të cilësisë së lartë?, u shpreh Hamilton. Ai shtoi se përdorues të internetit në mbarë Kinën po kërkojnë për gruan që punonte në Institutin e Virologjisë në Wuhan, e që mendohet të jetë ?pacientja zero? , e cila duket sikur është ?zhdukur nga faqja e dheut?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Wuhan#China#TopChannel