#tvora #rtvoranews
Në 24 orët e fundit, në vend rezultojnë 4 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 872. Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.
Sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogaritur në 8 javët e fundit.
Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 4 qytetarë.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 872 qytetarë.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.
Të shëruar - 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve.
Në spital - Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/konfirmohen-4-raste-te-reja-me-koronavirus-2-ne-tirane-nga-1-ne-kamez-dhe-shkoder
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp