Vetëm 8 raste të reja me koronavirus sot - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Midis 238 personave që dyshoheshin si të infektuar në 24 orët e fundit, vetëm tetë prej tyre kanë dalë pozitivë.Epidemiologia Eugena Tomini deklaroi se rastet e reja janë shtuar në Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier e Kamëz.?Në 24 orët të fundit janë testuar 238 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë, të shpërndarë, në Tiranë 3 raste, Krujë 2 raste, Shkodër 1 rast, Fier 1 rast dhe Kamëz 1 rast. Gjithashtu janë kryer 18 testime në personel mjekësor dhe pacientë tek shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT dhe të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativë për COVID19. Gjatë këtij muaji është trefishuar numri i testimeve. Aktualisht kemi një indikator pozitiviteti nën 5 %, një indikacion shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë.?Ndërkohë, qytetet me raste aktive renditen si më poshtë:Tiranë 93Krujë 62Shkodër 17Kamëz 9Kurbin 4Fier 4Elbasan 3Mirditë 2Bera 2Durrës 1Korçë 1Lezhë 1Në 24 orët e fundit, është ulur numri i rasteve të reja, por janë shtuar pacientët e shëruar.Sipas Eugena Tominit, listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 15 persona të tjerë, duke e çuar totalin në 620.Tjetër lajm i mirë është se ulje ka pësuar edhe numri i të shtruarve në spitalet COVID dhe i pacientëve në gjendje kritike. Të enjtën ishin shtatW persona në gjendje të rëndë.?620 qytetarë tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID19. Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi?, aktualisht janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive.?Eugena Tomini dha detaje edhe për testet serologjike që po kryhen tek pacientët, për të parë nëse janë krijuar antitrupa. ?Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen.?Epidemiologia theksoi se hapja e mëtejshme e vendit do të varet nga respektimi i distancës fizike nga qytetarët dhe mbajtja e higjienës respiratore e personale.