Top News - Koronavirusi i ri/ A mund të përhapet seksualisht?

2020-05-11 0

Koronavirusi i ri mund të rezistojë në spermën e meshkujve edhe pasi ata kanë filluar të shërohen dhe ky është një zbulim që ngre mundësinë se virusi mund të transmetohet edhe seksualisht.


Një ekip kërkuesish kinezë, ka testuar 38 pacientë meshjkuj të trajtuar atje në kulmin e pandemisë në vend, në janar dhe shkurt. Rreth 16 përqind e tyre kishte prova të koronavirusit në spermën e tyre, raportoi ekipi. Rreth një e katërta e tyre ishin në fazë akute të infektimit dhe rreth 9 përqind po shëroheshin.

?Ne zbuluam se Sars Cov-2 mund të jetë i pranishëm në spermën e pacientëve me Covid-19 dhe Sars Cov-2 mund të gjendet edhe në spermën e pacientëve në shërim e sipër?, thanë ata.

?Edhe pse virusi nuk mund të shumëfishohet në sistemin riprodhues mashkullor, ai mund të rezistojë atje?, shtoi ekipi. Ky në fakt nuk është një zbulim surprizë. Shumë viruse mund të jetojnë në traktin riprodhues mashkullor. Ebola dhe Zika, është konfirmuar se mund të përhapen përmes spermës, ndonjëherë muaj pasi një pacient është shëruar. Nuk është e qartë nëse koronavirusi mund të përhapet në këtë mënyrë.

Gjetja e pranisë së virusit nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai mund të infektojë. Nëse do të provohej se sars cov 2 mund të transmetohet seksualisht në studimet e të ardhmes, transmetimi seksual mund të jetë një pjesë kritike e parandalimit të transmetimit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ebola#Zika#TopChannel