I akuzuar për vjedhje, plagosje e rrëmbim, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

2020-05-11 1

TIRANË ? Një 34-vjeçar i dyshuar edhe si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë është arrestuar nga policia.

I arrestuari është Edison Canaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ?Vjedhja?, ?Heqja e paligjshme e lirisë?, ?Vjedhja me dhunë?, ?Plagosja e lehte me dashje?, ?Armëmbajtja pa leje?.

Pas disa orësh mbajtjeje nën kontroll të zonës, rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën ?Besim Alla?, personin e dyshuar i cili po tentonte të vidhte një motomjet me qëllim që të largohej.

Ky person ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?, për veprën penale ?Vjedhja me dhunë?. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, operacioni policor i koduar ?Prita?.

Kapet dhe ndalohet një 34-vjeçar i shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal, i dënuar për disa vepra penale.

34-vjeçari, i dyshuar edhe si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë marrë informacione se një shtetas i kërkuar po lëviste në rrugën ?Besim Alla?.

Bazuar në informacionet e marra, shërbimet e Policisë organizuan punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar ?Prita?, në kuadër të të cilit u bë rrethimi i zonës ku dyshohej se fshihej dhe mund të lëvizte ky shtetas.

Pas disa orësh mbajtjeje nën kontroll të zonës, rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën ?Besim Alla?, shtetasin e dyshuar i cili po tentonte të vidhte një motomjet me qëllim që të largohej.

Si rezultat i rrethimit të zonës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ?Shqiponjat? dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Edison Canaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ?Vjedhja?, ?Heqja e paligjshme e lirisë?, ?Vjedhja me dhunë?, ?Plagosja e lehte me dashje?, ?Armëmbajtja pa leje?.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?, për veprën penale ?Vjedhja me dhunë?.

Gjithashtu dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE:...