Wake Up/ Mjeku, Tritan Shehu: Kurba shqiptare e pandemisë lëviz me çelës poshtë tavolinës

2020-05-11 1

Pandemia e shkaktuar nga KOVID-19 ndikoi ndjeshëm në uljen e rezervave të gjakut në spitale dhe kjo është konfirmuar gjatë këtyre ditëve edhe nga përfaqësues të Qendrës Kombëtare të Trasfuzionit të gjakut në Tiranë, të cilët kanë bërë apel që pavarësisht masave shtrënguese, njerëzit duhet të gjejnë një mundësi për të dhuruar gjak e për të ndihmuar qindra fëmijë që kanë nevojë për të, dhe ky apel bëhet edhe më i fortë në këtë 8 Maj që është dhe Dita Ndërkombëtare e Talasemisë. Në fakt edhe pse në ditë pandemie, vetë kreu i shtetit Ilir Meta së bashku me mjekë, shoqata të ndryshme menduan dhe krijuan "Aleancën e Dhurimit të Gjakut", një organizëm që do t'i shërbejë përmirësimit të situatës dhe ndihmës konkrete për dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë. Por sa ka funksionuar kjo aleancë gjatë këtyre muajve të pandemisë, a janë kryer dhurime gjatë kësaj periudhe? Profesor doktor Tritan Shehu, është një nga anëtarët e "Aleancës së Dhurimit të Gjakut". Me doktorin diskutuam për problematikën që hasin sidomos fëmijët talasemikë dhe të tjerë të prekur nga kjo patologji. Por me mjekun Shehu si një ish-ministër i Shëndetësisë prekëm edhe situatën e krijuar nga përhapja e virusit KOVID-19.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange