Në një rrëfim në emisionin ?Rreze Dielli? Agustin Kola ka folur për jetën dhe karrierën e tij. Mes kujtimesh ai ka risjellë emocionet e forta të kohës kur jepte gjithçka nga vetja në fushë.
Ai është surprizuar nga dy miq të tij, me anë të video mesazheve në të cilat I shprehen falenderues për emocionet dhe gjithçka që I ka dhuruar futbollit.
Nga ana tjetër Kola thotë se dashuritë e tij më të mëdha janë fanella e klubit të Tiranës, kombëtares, por edhe Juventusit.