Reforma Zgjedhore/ Ivi Kaso në Report TV: Qeveri kujdestare kusht i panegociueshëm për opozitën!

2020-05-11 0

Reforma Zgjedhore dhe mbledhja e Këshilli Politik ditën e hënë sollën një javë të ngarkuar me reagimet politike lidhur me këtë reformë mjaft të rëndësishme për vend dhe të ardhmen integruese të tij. Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, gjatë një interviste në "Repolitix' në Report Tv, ka mbështetur propozimin e opozitës së bashkuar për krijimin e një qeveria transitore apo kujdestar tre muaj para zgjedhjeve e pa ndikuar politikisht për krijimin e zgjedhjeve me standarde demokratike dhe të gjithëpranuara. Ashtu si Fatmir Mediu dhe Luan Rama, dhe Ivi Kaso ka thënë se kjo qeveri kujdestare është e rëndësishëm për besimin në zgjedhje dhe se kjo kërkesë është pranuar edhe nga ndërkombëtarët.

"Ne kemi punuar në mënyrë intensive nga mesi i janarit deri në mbledhjen e  fundit ku kemi paraqitur 5 propozimet tona mes të cilave shumë të diktuara ka qenë  për rolin e policisë e prokurorisë në zgjedhje, përfshirjen e SPAK në krimet e rënda zgjedhore si shitblerja e votës, financimi i partive politike dh kandidatëve dhe krijim i një organizate të vetme për monitorimi për financat e partive. Synimi i Reformës Zgjedhore ka qenë të adresojmë të gjitha ata problematika të evidentuar të paktën në 3 zgjedhjet e fundit dhe gjetjen e zgjidhjeve. Theksi është vënë në mungesën e vullnetit te qeverisë për të organizuar zgjedhje me standarde, që kanë ardhur duke u përkeqësuar deri në zgjedhjet e 2019. Synimi është krijimi i një qeverie jashtë ndikimit politik për ta siguruar këtë gjë. Qeveria e besimit është një kusht i panegociueshëm për të krijuar zgjedhje të gjithëpranuara dhe jo një kapriço e opozitë. Artikulimi i një qeverie transitore është një vendim politik i opozitës së bashkuar dhe është i përqafuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Në artikulimet publike të ndërkombëtareve unë personalisht kamë vërejtur një mirëkuptim të tyre pse opozita kërkon këtë zgjidhje", tha Kaso.