Report TV- 30 autorë në garë për “Librin e karantinës”, Bardhyli: Letërsia shqipe në vëmendjen tonë!

2020-05-11 2

Rreth 30 shkrimtarë, të cilët periudhën e vetizolimit e kanë pasur, si frymëzim për të shkruar, kanë dorëzuar dorëshkrimet e veprave të tyre në konkursin ?Libri i karantinës?. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli teksa i referohet edhe historisë së letërsisë botërore, ku shumë shkrimtarë, Shekspiri, Çehovi, Bokacco, Pushkini, Tomas Manni kanë shfrytëzuar periudhën e izolimit për të shkruar kryevepra, shprehet se:
?Edhe pse ka vetëm një muaj, që konkursi ka marrë jetë, shikoj se ka shumë interes nga të gjithë autorët shqiptarë për të qenë pjesë e kësaj gare, pavarësisht gjeografisë se ku ndodhen?, shprehet Bardhyli.

Konkursi do të jetë i hapur deri në fund të qershorit, ndërsa dorëshkrimet e veprave fituese do të botohen
?Juria përbëhet nga Ylli Demneri (shkrimtar), Rita Petro (poete dhe botuese), Durim Abdullahu (Pedagog i Filozofisë në Kosovë), Virgjil Mucci (studiues), Loer Kume (Autor i ri). Juria ka vendosur, që veprat t?i gjykojë pa emrat e autorëve. E gjithë gara do të përfshihet nga anonimiteti. Ndërsa, interesi është edhe nga autorë nga Kosova, Maqedonia e Veriut etj?, thotë Bardhyli.