Mesi i muajit qershor është periudha ideale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare vlerëson kryetari i LSDM-së Zoran Zaev. Varësisht pandemisë, sipas kreut të socialdemokratëve liderët politik duhet të bisedojnë për datën e zgjedhjeve. Sipas tij, vendi duhet të dijë procesin zgjedhorë pasa se të gjendet përpara një krizë të dytë shëndetësore. Zaev thotë se prioritet nuk janë zgjedhjet, por që të ballafaqohet me krizën i nevojitet Qeveri dhe Parlament funksional. I pari i LSDM-së thotë se nuk shkohet në zgjedhje pa konsensus.
Jo, së pari niveli i demokracisë në Maqedoninë e Veriut është në nivel më të lartë se në të kaluarën. Neve na duhet proces zgjedhor ku forcat do të jenë të sigurta dhe të bindura sepse kjo është shumë me rëndësi që në këtë mënyrë të shprehet edhe legjitimiteti i qytetarëve të cilët dalin dhe votojnë. Besoj se të gjithë do të jemi të përgjegjshëm dhe të tregojmë se nëse nuk ndodh tani kur do të ndodhin. Askush nga ne nuk do që kriza në vjeshtë të rikthehet, por çka nëse përsëritet? Kush do ta merr përgjegjësinë? - deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.
Duke folur për afatet ligjore që i nevojiten KSHZ-së për përgatitjen e procesit zgjedhor, Zaev shton se 21 ditë janë të mjaftueshme pas gjendjes së jashtëzakonshme, duke shtuar se azhurnimi i listës zgjedhore mund të ndodhë edhe derisa gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi. Në rast se ka një krizë të dytë, me ose pa dashje vendi duhet të shkojë në zgjedhje deri më 11 dhjetor pasi atëherë edhe përfundon mandati kushtetues i Qeverisë.
Ndërkohë lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski i cili ditë më parë deklaroi se pret vendimin e Gjykatë Kushtetuese të prononcohet mbi zgjedhjet e parakohshme, tani pret epilogun nga takimi i liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski.
Hipotezat dhe parandjenjat duhet t?i lëmë anash. Duhet të merremi me fakte. Në këtë drejtim dua të them se kur do që të ketë zgjedhje VMRO-DPMNE-ja do të fitojë. Kemi thënë edhe më herët se tani nuk e kemi prioritet. Shëndeti i qytetarëve ka rëndësi. Të shohim cilat janë vlerësimet e Këshillit të Sigurisë dhe qëndrimet e presidentit Pendarovski dhe pas takimit të liderëve do të kemi qëndrim të prerë - tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Edhe partitë politike shqiptare pajtohen që data e zgjedhjeve duhet caktuar me konsensus, por para se gjithashtu duhet siguruar kapërcimi i krizës shëndetësore.
Adrian Kerimi