http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 35 operatorë turistik që ushtrojnë aktivitetin pranë ?Lungomares? në Vlorë kanë kundërshtuar draftin e minsitrisë së Turizmit për nisjen e sezonit veror. Ata depozituan pranë bashkisë së Vlorës dhe prefektit një letwr, ku kërkuan rishikim të fashave orare. Sipas tyre, orari i vendosur nga autoritetet 05:30 deri 17:30, nuk është i përshtatshëm pasi gjatë kësaj kohe nuk ka klientë. Operatorët turistik kërkuan gjithashtu zerim të taksave vjetore, ndryshim të tarifave për shfrytëzimin e hapësirave publike si dhe lehtësim të masave mbi praktikat personel-klient. Ata paralajmëruarn se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh atëherë do të pezullojnë aktivitetet pasi fitimi nuk i justifikon shpenzimet.