Disa fasoneri në Krujë dhe Fushë -Krujë kanë nisur protesta jashtë ambienteve të tyre të punës, për shkak sepse nuk kanë përfituar nga paga e luftës.
Punonjëset thonë se gjatë periudhës mars-prill kanë punuar shumë pak ditë dhe rrogat e këtyre dy muajve nuk ju mjaftojnë për jetesën.
Top Channel mëson se fasoneria në fjalë më datë 23 mars i ka hequr të gjithë punëtorët nga puna për shkak të pandemisë, po kështu i ka hequr edhe nga figuracionet. Rikthimi i tyre është bërë më 4 prill në figuracione për t?i hequr sërish më 9 prill.
Ligji për pagën e luftës parashikon që të gjithë punonjësit që janë hequr nga puna përpara datës 10 e përfitojnë pagën prej 40 mijë lekësh, por lista duhet të dorëzohet po në 10 prill.
Kjo kompani listën me 291 punëtorë e ka dorëzuar një javë me vonesë më 17 prill. Kështu vetëm 6 punonjës të kësaj fasoneria e kanë përfituar pagën e luftës.
Kujtojmë se Kruja është kthyer një nga vatrat më të nxehta në vendin tonë të përhapjes së Covid-19 dhe pikërisht fasoneritë ishin bizneset ku infektimi shpërtheu në masë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Protesta#Fasoneri#TopChannel