Ndërkohë që pandemia e Covid-19 tanimë është zbutur disi në pjesën më të madhe të vendeve evropiane dhe ku qytetet po hapen gradualisht, vëmendja është e përqendruar në pjesën tjetër të botës. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom ka deklaruar se tani sytë duhet të drejtohen drejt Evropës Lindore, Afrikës, Azisë Juglindore dhe Lindjes së Mesme.
Ai ka paralajmëruar qeveritë që të menaxhojnë me kujdes vendimet për lehtësimin e masave të izolimit, pasi rreziku i kthimit të virusit është shumë real.
Sipas kreut të OBSH, Afrika mund të bëhet vatra e re e epidemisë së koronavirusit. Në këtë kontinent deri tani janë regjistruar 52 mijë të infektuar dhe 2000 mijë kanë humbur jetën.
Po ashtu në këtë vend ekziston rreziku i përhapjes së shpejtë të sëmundjes në zonat e mbipopulluara ku nuk është e mundur të respektohen masat për distancim social dhe ku shumica nuk kanë kushte elementare higjienike.
Edhe pse numri i rasteve është në rënie, një vëmendje tanimë sipas OBSH, duhet t'i kushtohet edhe të infektuarve pasi vala e dytë e pandemisë mund të jetë edhe më e rrezikshme se e para.
Adhanom i ka bërë thirrje të gjitha vendeve kryesisht ku ka edhe sëmundje të tjera prezente, që të jenë të gatshme të testojnë, trajtojnë dhe izolojnë të infektuarit. Nga ana tjetër duhet të shtohet kujdesi për të gjithë ata që i rikthehen punës dhe shkollës kur higjiena duhet të jetë e lartë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë regjistruar mbi 3 milionë e 834 mijë të infektuar, nga ku 265 mijë kanë humbur jetën dhe 1.3 milionë janë shëruar.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/