Bie sërish kurba/ Vetëm 10 raste të reja në vend - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 24 orë në Shqipëri janë konfirmuar vetëm 10 të infektuar të rinj.Ky është një numër relativisht i vogël nga 275 teste të kryera apo nëse bëjmë një krahasim me ditët e mëparshme kur u shënuan edhe 17 apo 12 raste.Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se në Tiranë e Krujë janë shtuar nga tre raste të reja, ndërsa në Shkodër e Kamëz nga dy.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19.Në total, numri i të prekurve ka shkuar në 842.