Rama: Po punojmë për të gjetur një formulë për rihapjen e transportit me autobusë e furgonë

2020-05-11 0

Në datë 18 maj me futjen në fuqi të masave të reja lehtësuese për grupin e biznesit që do të rihapen, kryeministri Edi tha se shqetësimi i vetëm mbetet transporti brenda dhe ndërqytetas, ku po punohet për të gjetur një formulë. "Deri në 90% e kusur është liruar deri në datë 18 maj. E vetmja gjë që mbetet shqetësim mbetet transporti publik me autobusë apo furgonë ndërqytetas, apo në qytet, po shikojmë të gjejmë një formulë kompromisi lidhur me këtë. Nuk e dimë si mund të jetë. Pjesa tjetër po çlirohet duke evituar grumbullimet" tha ai.