Wake Up/ A blemë dhe konsumuam pa kriter ilaçe gjatë pandemisë?!

2020-05-11 1

Pavarësisht bllokimit ndërkombëtar, shitjet farmaceutike në mars regjistruan një rritje prej 8,9 përqind në rang global. Kjo ndodhi kryesisht për shkak të blerjes së ilaçeve në panik, në kategoritë e liaçeve për sëmundjet kronike por edhe ato antivirale. Me Covid-19, shitjet e ilaçeve të frymëmarrjes panë gjithashtu një rritje të mprehtë në rreth 23 përqind. Këto janë të dhënat në rang global. Por a ka ndodhur njësoj edhe në Shqipëri? Cilat ilaçe janë shitur më shumë gjatë kësaj periudhe? Si kanë funksionuar shitjet? Nga ana tjetër, para pak ditësh farmacistët kanë shtruar një sërë kërkesash ndaj qeverisë, të cilat ne i diskutuam të gjitha me Dëfrim Goma, Sekretar i Përgjitshëm i "Urdhrit të Farmacistit". "Që nga fillimi i pandemisë, në bazë të informacioneve që kemi marrë nga rrjeti i farmacive, në fillim pati një shtim të shitjes së barnave antipiretike, por kjo situatë ishte 10- ditëshin e parë nga paniku. Më tej dhe tregtimi i këtyre barnave ka qenë normal dhe arsyet kryesisht kanë qenë; mungesa e lëvizjes së popullatës në fasha orare dhe e dyta ishte dhe koha në dispozicion pasi farmacitë kanë punuar deri në 17.30. Gjatë kësaj periudhe farmacitë kanë pasur 30% më pak shitje se në situatë normale"- tha Dëfrim Goma, Sekretar i Përgjithshëm i "Urdhrit të Farmacistit".

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange