Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e Prokurimit Publik kanë miratuar një udhëzim të përbashkët, i cili parashikon kufizimin në blerjen e vetëm 7 produkteve dhe kontrollonin e të gjitha procedurave tenderuese nga institucionet publiken, në lidhje me pandeminë covid-19, për të evituar abuzimet e mundshme të zyrtarëve në këtë periudhë. Së pari, udhëzimi detyron ministritë, drejtoritë, bashkitë dhe institucionet e tjera që të zhvillojnë tendera vetëm për blerje materiale për mbrojtje personale dhe për shërbime dezinfektimi.
Udhëzimi përmban një listë me 7 mallra dhe specifike teknike, për të cilat mund të zhvillohen tendera në lidhje me pandeminë covid-19. Institucionet mund të blejnë vetëm materialet e përcaktuara në këtë udhëzim dhe asnjë produkt tjetër deri në fund të epidemisë. Konkretisht, institucionet publike mund të zhvillojnë tendera për blerje maska, doreza, sapun, xhel dezinfektues për duart, alkool, dezinfektues për sipërfaqet dhe termometër. Çdo artikull shoqërohet me specifikimet teknike. Artikulli përkatës i ofruar nga kompanitë private duhet të jetë sipas këtyre specifikime.