Report TV - Operatorët turistikë në Jug kundër draftit për plazhet: Është ekstrem, zgjasni orarin

2020-05-11 0

Operatorët turistik në Vlorë dhe në Sarandë kanë dalë kundër draftit të përgatitur nga Ministria e Turizmit për nisjen e sezonit turistik. Ata kanë përgatitur një sërë kërkesash drejtuar kryetarëve të Bashkive respektive, Dritan Leli dhe Ardian Gurma. Më konkretisht në Sarandë, bizneset kërkojnë shtyrjen e taksave vendore, të fjetjes dhe të ndërtesës për një periudhë 6 mujore, si dhe heqjen e taksës së tabeleva dhe parkimit. Pandemia do të diktojë plazh në distancë 3.5 m çadrat nga njëra tjetra, edhe këtu operatorët kërkojnë zgjerim të sipërfaqeve të plazhit për kontraktorët aktual.

Për administratorët e subjekteve turistike bashkia dhe ministria kanë treguar mungesë vëmendje ndaj Sarandës dhe zhvillimit të turizmit këtë vit. Nga ana tyre ambjentit turistike kanë propozuar, heqjen e tarifës në parqet kombëtare dhe promovimin e Sarandës si zonë e gjelbër nga ana e qeverisë në mënyrë që të thithet turisti i huaj .Nga ana tjetër, në qytetin e Vlorës, për bizneset një problem përveç distancimit social, është edhe fasha e orarit. Ato kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një zgjidhje do të arrijnë në vendimin ekstrem deri në pezullimin e licensave.