Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar planin e masave lehtësuese deri më datë 1 Qershor.
Duke filluar nga e hëna e 11 Majit, do të shtohen zonat e gjelbërta, të tilla si Lushnje, Patos, Roskovec, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.
Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet me më shumë se dy persona të së njejtës familje deri në orën 21:00.
Po kështu, nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, aktivitetet si klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.
Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.
Ndërsa nga e hëna e 18 Majit, do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të Maturës Shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësise.
Po në këtë datë do të hapen baret dhe restorantet vetëm në ambientet e jashtme deri në orën 17:30.
Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetëkarantinim në banesë.
Gjithashtu, planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike.
Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambiente të hapura. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet i mbyllur dhe transporti publik.
Nga data 1 Qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.
?Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshëm të kushteve higjeno-sanitare për çdo strukturë të kopshteve dhe çerdheve dhe standardeve qe duhet të plotësojnë për të mirëpritur fëmijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë institucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë?, tha ministrja Manastirliu.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/