Opinion/Arkiv - Rrefimi i Maks Velos per vuajtjet dhe dramen e tij ne komunizem (15 Korrik 2013)

2020-05-11 1

#MaksVelo në #Opinion (15 Korrik 2013) | Emision nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Nga distanca e viteve që ka lënë pas, Maks Velo ka të drejtë të mendojë se jeta nuk ka qenë bujare me të, porse ai ka ditur ta jetojë atë. Ka ditur që të qëmtojë mes zhgënjimit nuancat e bukura, mes dhunës, butësinë dhe ka ditur të shpresojë. Ka shpresuar gjithnjë duke arritur deri në ditët e sotme kur jeta ka tjetër sens. I diplomuar si arkitekt, Velo i ka kushtuar më shumë kohë sesa profesionit të tij zyrtar një pasioni të hershëm, pikturës. Po kaq sa edhe qëmtimit të statuetave popullore, gdhendjes në dru si dhe letërsisë dhe shkrimeve në përgjithësi.

Ka lindur në Paris në vitin 1935 në një familje dardharësh, babai i tij ishte mjek dhe u kthye nga Franca në Shqipëri për t?u vendosur në Korçë. Maks Velo kaloi aty fëmijërinë dhe më pas u transferua në Tiranë. Në kryeqytet u lidh me rrethet letrare ku spikat miqësia me bashkëmoshatarin e tij, një ndër të rinjtë më të talentuar dhe më pas shkrimtar i famshëm, Ismail Kadare. Paralelisht me studimet për arkitekturë ai u evidentua si piktor, edhe pse piktura e tij ishte larg asaj standarde të realizmit socialist.

Qytetarët e Tiranës e kujtojnë kur hidhte në telajo imazhet e Tiranës së vjetër, ose ato të pazarit në ditët më të ngarkuara të tij. Por piktura e tij si dhe shpirti i lirë u perceptua negativisht nga regjimi komunist dhe sigurimi i shtetit. Maks Velo u arrestua dhe u dënua pas një akti që la gjurmë në jetën e tij. Një ndër denoncueset ishte edhe bashkëshortja e tij, njeriu me të cilin kishte ndarë jetën.

Ata që i dolën në gjyq dhe i bënë ekspertizën ishin tre kolegë, tre piktorë që siç thotë ai ende sot nuk i kanë kërkuar falje për gjestin e tyre. U dënua dhe bëri 8 vite burg në një ndër burgjet më famëkeqe të komunizmit, në Spaç. Mbijetoi dhe kur doli nisi të punonte si punëtor në fabrikën e abrazivit në Tiranë. Në fund të dënimit refuzoi të bashkëpunonte me sigurimin e shtetit edhe pse u kërcënua prej tij. Jeta në liri ishte po aq e izoluar sa në burg.

Të njohurit në Tiranë bënin sikur nuk e shihnin, ndërsa netëve rindërtonte koleksionin e tablove që sigurimi ia kishte konfiskuar dhe djegur kur e arrestoi. Kështu vijoi deri në vitin 1990, ku përmbysja e komunizmit i hapi një tjetër jetë. Autor i disa librave dhe disa ekspozitave kudo në botë, ai vijon të jetojë intensivisht, si për të jetuar atë kohë të humbur që komunizmi ia mori me përdhunë. Në Opinion ai rrëfen edhe një herë tjetër jetën e tij. Megjithë dramat që bart brenda saj.

Për më shumë ndiqni rrëfimin e plotë të Maks Velos dhënë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin #Opinion më 15 Korrik 2013.

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në f...

Free Traffic Exchange