Rama inspekton punimet në spitalin e ri të Kukësit - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inspektuar këtë të premte punimet për rindërtimin e kompleksit të ri spitalor në Kukës, një investim prej 3 milionë euro, i cili pritet të përfundojë brenda këtij viti.Manastirliu u shpreh se faza e parë e këtij investimi është drejt përfundimit, ndërsa tha se është formësuar edhe urgjenca e re me të gjithë shërbimin e tirazhit.?Faza e parë e këtij investimi është drejt përfundimit. Është formësuar tashmë urgjenca e re, me të gjithë shërbimin e triazhit. Në këtë fazë të parë përfundon edhe rehabilitimi i tre sallave të reja të kirurgjisë. Do të ketë tunele që lidhen me maternitetin dhe shërbimet e tjera?, tha Manastirliu.Po ashtu, kompleksi i ri spitalor do të ketë edhe maternitetin e ri që do të vendoset në godinën që sot shërben për urgjencat.?Brenda kompleksit spitalor do të ndërtohet edhe materniteti i ri me një kapacitet prej 43 shtetër dhe 21 dhoma shtrimi, i cili do të lidhet me bllokun e kirurgjisë me korridor. Faza e dytë është parashikuar të përfundojë në prillin e vitit që vjen, por sipas punës së bërë ndërtimi do të përfundojë brenda vitit?, tha Manastirliu.