Dora e njeriut po vret çdo ditë e më shumë botën ujore. Nga vëzhgimi i Report TV, në Ishëm, në rrjetat e peshkatarëve nuk gjeje hapësirë për peshq, pasi ato ishin të mbushura me mbetje të shumëllojshme. Sipas peshkatarëve kjo situatë dita ditës po bëhet edhe më e rëndë dhe kjo gjë i ka detyruar ato që të peshkojnë në thellësi të detit.