DIVJAKË- Nga një platacion shegës pranë fermerëve të vegjël, zv. kryeministri Erion Braçe dha lajmin se aksioni i kontrolleve të tregjeve nuk do të ndalet në Divjakë, por do të shtrihet në Lushnje dhe në Tiranë. Në një intervistë për Report Tv, Braçe njoftoi se vendosja e çmimit dysheme prej 40 lekë të dy produkteve ekskluzivisht të Divjakës, qepës dhe patates, nuk do të sjellë dëme te fermerët, po do të sjellë fund abuzimit me çmimet dhe për këtë është plotësisht i bindur! Një nga fajtorët kryesor për këtë abuzim çmimesh, për zv. kryeministrin është edhe tregu Agro- Ushqimor në Tiranë, sipas së cili abuzon në mënyrë të skajshme me monopolin që ka, e për pasojë vjen edhe abuzimi zinxhir te tregtarët e lagjeve.