BERAT- Pa maska e pa doreza dhe në grumbuj njerëzish, pa respektuar asnjë masë distancimi social, janë përcjellë për në banesën e fundit, i moshuari me 2 nipërit që u asfiksuan një ditë më parë në pus. Kamber Hoxha dhe dy nipat tij Neim Hoxha dhe Gentjan Golashi janë përcjellë në varreza në praninë e dhjetëra familjarëve dhe shokëve të tij. Edhe pse situata e vështirë pandemike që po kalojmë për shkak të virusit COVID-19 ka detyruar policinë të jetë e pranishme në funeral për të siguruar respektimin e masave, shumë efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë kanë qenë të pranishëm gjatë funeralit, kjo si ka penguar familjarët dhe miqtë që të grumbulloheshin në funeralin e të afërmit të tyre që humbën jetën tragjikisht.