Dënimet për kohën e pandemisë/ Meta për Kodin Penal - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sot, kushdo qe thyen karantinen e infekton te tjeret me koronavirus rrezikon deri ne 8 vite burg.Hyrja ne fuqi e ndryshimeve ne Kodin Penal qe gezojne jo vetem mbeshtetjen e mazhorances por edhe te presidentit ilir meta, parashikojne masa te ashpra ndaj atyre qe perhapin infeksionin duke rrezikuar jeten e qytetareve te tjere. Vete presidenti Meta, i cili prej dy javesh ka qene nje prej mbrojtesve me te forte te ketyre ndryshimeve te kritikuara nga Partia Demokratike, u ka bere apel institucioneve te plotesojne kuadrin ligjor ne menyre qe te mos kete hapesira per abuzime.ILIR METAPRESIDENT I REPUBLIKES?Të gjithë të bëjnë detyrën e tyre me përgjegjësi, që qeveria, Shëndetësia, policia, prokuroria dhe gjykatat të nxjerrin aktet dhe udhëzimet në frymën e ndryshimeve që u bënë në Kodin penal që janë më të avancuara në kontinent sipas standardeve daneze. Por duhet edhe kolona e akteve të tjera në këtë frymë që t?u shërbejë atyre qëllimeve, që synojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.?Por nese per Kodin Penal Meta ka qene pro qeverise, ai ka dale kunder gjobitjes se disa aktivisteve te shoqerise civile qe tentuan te protestonin ne Tirane nje dite me pare.?Duke qenë se jemi në një situatë të vecantë, duhen marrë masat jo që të ndalohen, por të zhvillohet në përputhje me kushtet specifike të distancimit social, të ruajtjes së sigurisë të atyre që duan të organizojnë manifestim dhe duhet të jenë paqësore.?Edhe Partia Demokratike ka reaguar kunder gjobitjes se protestuesve. Ne nje deklarate per mediat, pd theksoi se ?Urdhrat e Edi Ramës për të përndjekur kundërshtarët e vendimeve të tij antikushtetuese e shndërrojnë Shqipërinë nga një vend kandidat për Bashkimin Europian në një vend që drejtohet prej një regjimi dhe kryeministër autoritarist.?