http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kjo e premte ka nisur zyrtarisht kalimi në bankë i pagës së dytë të luftës prej 26 mijë lekësh për të gjithë përfituesit e paketës së parë. Lajmi konfirmohet nga drejtorja e tatimeve Delinda Ibrahimaj, sipas të cilët janë rreth 64 mijë përfitues.Në total nga të dy paketat e aplikuara deri më tani përfituesit kanë arritur në 150 mijë të punësuar e të vetëpunësuar. Por ende janë mijëra të tjerë, që janë në proces verifikimi. Shkaqet e vonesave janë të ndryshme.Ankesat nga ana e biznesit por edhe nga të punësuarit, që janë larguar nga puna janë të larta. Të dy paketat duket se nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar familjet të cilat janë në vështirësi financiare, si pasojë e reduktimit të vendeve të punës.