Braçe: Pas Divjakës, radhën e ka tregu i Tiranës! Monopoli i Agro-Ushqimorit krijon abuzim me çmimet

2020-05-11 0

DIVJAKË- Nga një platacion shegës pranë fermerëve të vegjël, zv. kryeministri Erion Braçe dha lajmin se aksioni i kontrolleve të tregjeve nuk do të ndalet në Divjakë, por do të shtrihet në Lushnje dhe në Tiranë. Në një intervistë për Report Tv, Braçe njoftoi se vendosja e çmimit dysheme prej 40 lekë të dy produkteve ekskluzivisht të Divjakës, qepës dhe patates, nuk do të sjellë dëme te fermerët, po do të sjellë fund abuzimit me çmimet dhe për këtë është plotësisht i bindur! Një nga fajtorët kryesor për këtë abuzim çmimesh, për zv. kryeministrin është edhe tregu Agro- Ushqimor në Tiranë, sipas së cili abuzon në mënyrë të skajshme me monopolin që ka, e për pasojë vjen edhe abuzimi zinxhir te tregtarët e lagjeve.

"Jam në Divjakë, madje janë në ekstrem, në kufi me Fier në plantacion shegësh. E gjitha erdhi për shkak të abuzimit të tregtarëve, sekserëve në kurriz të fermerëve dhe pastaj dhe kurriz të qytetarëve. këtu në Divjakë vijnë nga e gjithë Shqipëria, perime kryesisht, qepën, patate së fundmi. Natyrisht, pas kaq e ka shumë vitesh abuzimesh konstante, jo vetëm nga Shqipëria që diktojnë çmime që shkojnë deri në një kosh, thamë që të vendosim një kufi, përfshirë fermerët dhe bashkinë që të vendosim disa rregulla mes prodhuesve të vegjël dhe tregtarëve.