4 milione te prekur me koronavirus ne bote

2020-05-11 0

Brenda 10 ditëve, globit i janë shtuar 1 milionë të prekur nga Covid-19 dhe tashmë numri i përgjithshëm i tyre ka tejkaluar 4 milionë. Britania e Madhe ka tejkaluar numrin e të vdekurve të Italisë dhe tashmë numëron mbi 31 mijë viktima nga koronavirusi. Ky vend pozicionohet tashmë i dyti pas Shteteve të Bashkuara në renditjen globale.
Lajme të mira vijnë këtë fundjavë nga Franca, ku numri i të vdekurve ditorë ka rënë në 80, shifra më e ulët që prej prillit kur u shënua kulmi i pandemisë.
Numri më i ulët i viktimave prej mesit të Marsit është shënuar edhe në Spanjë, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 143 të vdekur, 36 më pak se një ditë më parë.
Edhe në Itali, numri i të vdekurve ditorë ishte i ulët, 165. Ritmet më të larta të infektimeve në botë i ka aktualisht Rusia ku po bëhet më shumë se 1 javë, që të infektuarit ditorë janë mbi 10 mijë. Totali i të vdekurve ka arritur në afro 210 mijë, por vendi ka një vdekshmëri të ulët prej 0.9%.
Masat lehtësuese kanë ndikuar në një rritje të lehtë të numrit të infektimeve në Gjermani. Koreja e Jugut dhe Kina shënuan për të parën herë pas disa javës, numër dy-shifror të infektuarisht. 34 infektime të reja u shënuan në Korenë e Jugut në 24 orë dhe 14 në Kinë. Autoritetet koreanojugore thanë se i druhen një vale të dytë infektimesh me Covid-19.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange