Pak ditë më parë, Reuters citonte një raport të brendshëm kinez, sipas të cilit Pekini përballet me një valë në rritje armiqësie në sfondin e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Raportin ia kishte paraqitur muajin e kaluar Ministria e Sigurisë së Shtetit liderëve më të lartë në vend, përfshirë dhe vetë presidentin Xi Jinping. Burime që e njihnin përmbajtjen e tij, por që për shkak të ndjeshmërisë së cështjes nuk mund të identifikoheshin, thanë se aty mbërrihej në përfundimin se ndjenjat globale anti-Kinës janë në pikën e vet më të lartë që prej shtypjes së përgjakshme të protestës së vitit 1989 në sheshin Tiananmen. Këtë dallgë pakënaqësie, sic theksohej në tekst, e udhëheqin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdën e përhapjes së koronavirusit. ? Për rrjedhojë, Pekini... duhet të përgatitet për skenarin më të keq të një konfrontimi të armatosur mes dy fuqive globale?.? nënvizohej ne raport.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LindjePerendim#TopChannel