#tvora #rtvoranews
Presidenti Ilir Meta, në ditën kombëtare të drejtësisë, sjell në vëmendja disa rreshta në ?Kanunin e Zhurisë?, për të dhënë mesazhin se demokracia dhe liritë e njeriut, në vendin tonë janë në rrezik për shkak të mosfunksionimit të gjykatës kushtetuese. Kreu i shtetit thotë se kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë!
"Çdo pune që rrezon të dréjtat` é ropit tue prure ndalim në jétë, në liri dhé në kamjé të tija është faj. Fajet janë të ndaluara nga Qévérria q`është e detyruar të ruaje jétene, lirinë dhé kamjén e`çdo njériut".
Këto rreshta shkruhen në ?kanunin e zhurisë?, të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit në 10 Maj 1913, ndërsa Presidenti Ilir meta I solli në kujtesë sot, në ditën Kombëtare të Drejtësisë. Këto rreshta thotë presidenti duhet të shërbejnë si reflektim mbi mos funksionimin e drejtësisë në vendin tonë. Presidenti përmend gjykatën kushtetuese.
?Sot, kur mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese po pamundëson mekanizmin kryesor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, 10 Maji i Ditës së Drejtësisë nuk është i plotë.Sot, 107 vjet pas ?Kanonit të Zhurisë?, duhet të vazhdojmë të mbrojmë edhe me më shumë forcë dhe vullnet, parimet kushtetuese për një gjyqësor të pavarur dhe funksional që meriton secili qytetar, nën frymën e Kushtetutës së miratuar prej tyre me referendum që prej datës 22 Nëntor 1998.?
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/meta-perkujton-diten-kombetare-te-drejtesise-kjo-dite-e-pa-plote-me-mungesen-e-gjykates-kushtetuese
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp