'LSI nuk po i shkel syrin qeverisë!', legalizimi i kanabisit? Duka:: Nëse rrit ekonominë jam dakord

2020-05-11 0

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për 'Report TV' foli për disa çështje të aktualitetit ku më shumë u ndal në reformën zgjedhore. Sipas Dukës qeveria nuk ka për qëllim për ta bërë reformën pasi ndryshe nuk do të kërkonte ndihmën e ambasadorëve. Duka foli edhe për LSI, duke deklaruar se nuk ka parë ndonjë shenjë afrimiteti me pushtetin, ndërsa nuk la pa komentuar edhe diskutimin e hedhur së fundmi për legalizimin e kanabisit.

Legalizimi i kanabasit, i propozuar së fundmi nga kryeministri.

"Kjo tezë ka kohë që ka dalë. Është një përgjigjje shumë e vështirë në këtë lloj situate. Në këtë moment duhet të jemi shumë të qetë dhe të ruajmë shëndetin e njerzëve, por edhe të ruajmë ekonominë. Tani nuk mund të përgjigjem për këtë. Por nëse nuk dëmtohet shëndeti i njerzëve dhe forcohet ekonomia do të ishte mirë. Por nëse është e kundërta, dëmtohet shëndeti i njerzëve, do isha kundër. Nëse ka ndonjë mendim, apo prapaskenë siç ishte kjo e dyta, atëherë do të flisja ndryshe."

Free Traffic Exchange