Art në ndërtesat e komunizmit në Pogradec,piktori Eljan Tanini i jep 'jetë' fasadës përballë liqenit

2020-05-11 0

POGRAEC- Kjo ndërtesë e vjetër e kohës së komunizmit e ndodhur përballë liqenit te Pogradecit ka tërhequr vëmendjen e udhëtarëve që kalojnë në rrugën nacional Pogradec-Tiranë. Fasada e saj tashmë i dedikohet florës dhe faunës së liqenit.

Piktori mural, njëherësh aktivist, Eljan Tanini tregon se çfarë ka dashur të shprehë në këtë murale prej 1 400 m2.

"Kam vendosur që të bëjë florën dhe faunën e këtij liqeni, figurat janë mikrobe, gjallesat e liqenit, mikroorganizmat që po t'i shikoni në laborator kanë të njëjtat ngjyra, pothuajse dhe në këto kohë pandemia doja që ta jepja energjinë time, që e projektuar prej 2-vitesh", tha Tanini.

Në punën e tij disa vjeçare, Tanini ka pasur si qëllim pikturimin e ndërtimeve industriale.

"Prej kohësh kam marrë një nisme personale të ngjyrorjes së ndërtesave që janë buzë rrugëve nacionale dhe i përkasin kohës së shkuar, që t'i jap disa forma infantile që ka lidhje me stilin e pikturimit që unë bëj, kuptohet lartësitë dhe sipërfaqet janë të ndryshme, po është një sfidë që fillon nga Prrenjasi dhe do të vijojë deri në Korçë", tha ai.

Transformimi i objekteve industriale pritet të ndikojë pozitivisht në qytetin turistik të Pogradecit, pjesë e të cilit është edhe kjo godinë e ish-minierës së Gurëkuqit.

Free Traffic Exchange