TIRANË- Edhe kjo fundjavë, është njësoj si e kaluara! Orari i pensionistëve ishe deri në 10:00, ndërsa nga ora 10:00 deri në 17:30 do të jetë orari i prindërve me fëmijë. Sa i përket bizneseve, çdo gjë do të jetë e mbyllur, përfshirë këtu edhe farmacitë dhe marketet.
Nga nesër, (të hënën 11 maj), shtohen 14 zonat e gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje) deri në orën 21:00.
Po kështu, nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.
Në lidhje me të riatdhesuarit, pas datës 11 maj të gjithë do të riatdhesohen në banesë.
Nëse kurba do të jetë e qëndrueshme, nga 18 maji hapen baret, restorantet, dhe lejohen stërvitjet individuale të sportistëve deri në orën 17:30. Gjithashtu do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.