Per te shpjeguar me qarte konceptin e ?imunitetit te tufes? do i referohemi shembullit me tipik te tij: modelit Hollandez. Masat e marra ne Hollande, me formulen ?Intelligent Lockdown? ose ?Mbylljes Inteligjente?, nepermjet shtrirjes ne kohe te infektimit, me nje kurbe te ulet te numrit te te infektuarve, krijojne premisat per te krijuar ?imunitetin e tufes? per koronavirusin e ri. Kjo nenkupton qe ne ne nje menyre, ne Hollande te infektohej te pakten 60% e popullates. Ju duket cmenduri nje fakt i tille?Se pari, ne duhet te kuptojme cfare eshte ?imuniteti? dhe me pas ?imuniteti i tufes??Le te fillojme me ?imunitetin?: Kur ju semureni, trupi juaj krijon disa antitrupa qe luftojne virusin. Mbasi kjo lufte ka marre fund, sistemi juaj imunitar e mban mend kete antitrup dhe ne momentin qe ju prekeni nga e njejta semundje, trupi juaj e lufton me efikasitet. Pra, le te themi qe ju jeni imunizuar karshi kesaj semundje. Menyra me e mire per te krijuar pikerisht imunitetin, eshte vaksina.Po ?imuniteti i tufes? cfare eshte?Kur jeni te vaksinuar, ju jeni pjese e nje komuniteti qe eshte imun karshi nje semundje te caktuar. Kur nje pjese e mire e popullates eshte e imunizuar, numri i individeve te cilet mund te preken nga kjo semundje, ta transmetojne ate dhe per me teper te kene komplikacione serioze apo pasoja fatale, eshte mjaft i kufizuar. Kjo eshte menyra me te cilen shkenca ka luftuar nje sere semundjesh ne te shkuaren, dhe zakonisht kjo arrihet nepermjet vaksines. Po ne kushtet kur nuk ka ende nje vaksine per Covid-19? Ne kete rast, qe te arrihet ?imuniteti i tufes?, duhet qe te semuren nje numer i madh njerezish dhe kjo nuk eshte e lehte dhe mbi te gjitha duhet menaxhuar mjaft mire. Spitalet sigurisht do te mbipopulloheshin dhe do te beheshin ambient i rrezikshem per t`u frekuentuar. Por, nga ana tjeter, kjo nuk eshte ekzaktesisht ajo qe po bejne Hollandezet. Ata po zbatojne gjithashtu distancimin social ne menyre qe virusi te perhapet ne menyre te ngadalte, spitalet te mos mbipopullohen dhe te kene mundesi te perballojne fluksin e te semureve.Pra, ne teori kjo menyre mund te funksionoje. Por a eshte strategjia e duhur? Koha do e tregoje!
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hipokrati#TopChannel