Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë është mbajtur sot një takim mes eskpertëve të kësaj të fundit dhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të futbollit në lidhje me vazhdimin e futbollit, të ndërprerë për shkak të koronavirusit. Në takim u bisedua në lidhje me protokollin sanitar të përgatitur nga FSHF, por nuk u mor një vendim lidhur me fillimin e aktvitetit. Në përgjithësi ministria ka qenë e kënaqur, por po shikohen disa pika të saj.
?Takimi ishte në nivel teknik, specialistët e Ministrisë dhe Grupi Teknik që vlerëson situatën ka parë materialet që ne i kemi dërguar. Patëm disa diskutime për të sqaruar edhe disa çështje të tjera dhe të jepet një përgjigje sa i përket masave, protokollit dhe zbatimit të tij në mënyrë që të fillojë kampionati dhe loja sa më shpejtë.