Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
TIRANË- Vetëm në dy muajit e parë të përhapjes së pandemisë COVID-19, edhe në vendin tonë, pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës janë bërë 650 ankesa nga punonjësit, për arsye të ndryshme e kryesisht ankesat më të mëdha janë bërë nga sektori i fasonerive dhe Call-center. Shifrat konfirmohen për Report TV nga Irida Qosja Përgjegjëse e Inspektimit për Marrëdhëniet e Punës, pranë Inspektoratit të Punës.
?Nëse gjatë gjithë 2019-ës, ne regjistruam dhe trajtuam, ankesa, kërkesa për informacion dhe denoncime 834 raste gjithsej, vetëm për periudhën mars-prill, kjo shifër ka vajtuar në 650 raste. Call-center dhe fasoneritë janë në krye të listës?, shprehet Irida Qosja.