Ne shkuam lart në mal, në burimin e Erzenit, për të nisur prej aty, përgjatë rrjedhës së tij, një udhëtim drejt grykëderdhjes.
Objektivi është të ndërpresim të gjitha llojet e derdhjeve barbare në lumë, me qëllim që atyre që banojnë në brigjet e tyre t?u rikthejmë lumin dhe të tjerëve t?u japim një model sesi duhet të trajtohet lumi, si thesar dhe jo si kanal ujrash të zeza.
Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, autoritete vendore, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë e të tjerë do të bashkohen në këtë përpjekje.
Të mbrosh Shqipërinë sot nuk kërkohet të derdhësh gjak për të, por thjesht të mos derdhësh mbetje mbi të,"-shkruan Lleshaj.
'Report TV' prej disa ditësh ka ndjekur problematikën e derdhjes së mbetjeve në lumenj, kryesisht në Lumin e Tiranës, ku pothuajse në çdo pjesë të tij situata është për të vënë duart në kokë.