Ora News - Korçë, merren masat për maturantët

2020-05-10 0

#tvora #rtvoranews
Rreth 1 mijë maturantë në Korçë do të rikthehen në bankat e shkoillës më 18 maj për të zhvilluar përgatitjet para provimeve të maturës. Drejtuesit e institucioneve arsimore po marrin të gjitha masat për të garantuar shëndetin e nxënësve por edhe të stafit.

''Qëndrojnë minimalsht 1.5 metra larg, dhe në ambjenetet tona do ketë maksimumi 12 nxënës. Në qoftë se kishim 6 klasa tani do kemi 18 klasa, dhe çdo shkollë e bën këtë kapacitet. Aty ku nuk e erealizojmë do shkojnë në shkollat pranë. Nxënësit e dinë se do bëjnë 4 orë mësim në ditë. 3 të detyruara që janë, gjuhë dhe letërsi shqipe, matematikë, gjuha angleze dhe e katërta është lëndë me zgjedhje.''

Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu thotë se puna ka nisur në 7 gjimnazet, për të zbatuar masat që duhet të ndërmerren për mos përhapjen e koronavirusit.

''Ajo që ne po marrim ka të bëjë me dezinfenkimet apo me materialet shtesë siç janë vaskat e dezinfektimit të këmbëve, pjesës së dezinfektimit të duarve, të ambjenteve shkollore.''

Në qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat të cilat i përfshin Drejtoria Rajonale të Arsimit parauniversinar në Korçë janë rreth 6,603 maturantë të cilë do t'i nënshtrohen procesit mësimor nga 18 maji deri më 5 qershor.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/korce-merren-masat-maturantet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp