70 vjet solidaritet / Lideret e BE: Duhet te dalim me te forte nga kjo pandemi -

2020-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian feston këtë të shtunë 70 vjet solidaritet duke përkujtuar planin e guximshëm të ministrit të jashtëm francëz atëkohë, Robert Shuman, i cili i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane të rrënuara nga lufta, për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut. Ky do të ishte themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Europiane. Në mesin e një pandemie shkatërruese, liderët e unionit kanë dërguar virtualisht mesazhe kurajoje dhe shprese.URSULA VON DER LEYEN PRESIDENTE E KE?Solidariteti ynë u vendos në provë me krizën e shkaktuar nga koronavirusi, por duke mbështetur njëri tjetrin ne ia dolëm dhe kjo duhet të vazhdojë. Nëse punojmë bashkë për të gjetur vaksinën e të ringrejmë ekonominë, me shumë përpjekje dhe kompromis do t;ia dalim bashkë. Robert Shuman kishte të drejtë, të rrojë Europa.?EMMANUEL MACRON PRESIDENT I FRANCES?Të guxojmë, të krijojmë, të bashkohemi, të mendojmë dhe veprojmë [për të ardhmen. Ky është shpirti europian për të cilin sot kemi nevojë më shumë se kurrë. ?ANGELA MERKEL KANCELARE E GJERMANISE?Dëshira jonë më e madhe është që Europa të dalë më e fortë nga kjo pandemi dhe në këtëe dretjim Gjermania do të japë patjetër kontributin e saj. ?Presidenti i parlamentit europian, David Sassoli bëri thirrje që të tregohet kurajo në politikë duke synuar interesat e përbashkëta. Europa mund tia dalë vetëm nëse e tregon që mund ti mbrojë qytetarët e saj. Prej gati dy muajsh tashmë, kufijtë e Bashkimit Europian janë të mbyllura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit covid 19. Këto masa pritetet të shtyhen pasi komisioni europain e ka vlerësuar situatën ende të paqëndrueshme. Nurmi i vdekjeve dhe infeksioneve të reja ka rënë ndjeshëm në shtetet më të mëdha dhe vendet kanë nsiur gradualisht fazën e dytë të rihapjes.