Report Tv, Pa Protokoll - Zgjedhorja prioritet kyç për integrimin

2020-05-10 0

Reforma zgjedhore duhet mbyllur brenda muajit maj në mënyrë që ti jepet sinjal pozitiv Brukselit. Kështu u shpreh në intevsitën e dhënë në emisionin Pa Protokoll, Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf, ndërsa komentoi edhe marrjen e presidencës së BE nga Gjermania, kur tha se vetëm përmbushja e detyrave nga Shqipëria e çon përpara këtë proces. Ish ministri i jashtëm Aldo Bumçi tha se Qeveria e posaçërisht Edi Rama nuk ka vullnet për reformën zgjedhore, ndërsa theksoi që opozita i qëndron kërkesës për Qeveri tranzitore para zgjedhjeve. Ministrja e Kulturës Elva Margariti foli për mënyrën se si do të veprohet me muzetë dhe veprimtaritë kulturore gjatë kohës që pritet të lirohen edhe masat shtrenguese për shkak të COVID 19. Ish deputeti Luciano Boci e konsideron shtyrjen e datës së mbajtjes së zgjedhjeve në Universitete, si fundin e marrëzisë së Ramës për kapjen e këtyre institucioneve. Ai tha se ishin përgatitur edhe elementë kriminale për tu përfshirë fushatë. Për këtë çështje folën edhe rektorët e e Universiteteve të Korcës dhe të Shkodrës si dhe kryetari i sinkdikatës së univeristeteve. Një intervistë ndryshe nga këndvështrimi i zviceranit Lars Dubach për pandeminë e coronavirusit ku thotë se pasojat në ekonomi ishin të ndjeshme edhe në vendin e tij.